29 Tetor, 2019

Vizita e një delegacioni të Gjysmëhënës turke

Më 28.10. 2019, një delegacion prej pesë anëtarësh i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë vizitoi Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i vizitës bazohet në bashkëpunimin e deritashëm të dy Shoqatave Nacionale, respektivisht gatishmërinë e Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë për të siguruar ndihmë humanitare për ShF “Kemal Ataturku” në Koxhaxhik të Zhupës në Dibër.

Gjatë vizitës,  përfaqësuesit e Gjysmëhënës së Kuqe Turke theksuan se ata dhurojnë 300 palë çizme, 250 palë këpucë sportive, 300 xhaketa dhe 300 komplete pajisjesh shkollore.

KKRMV-ja u shprehu falënderim atyre për bashkëpunimin e deritashëm dhe për angazhimin vetëmohues të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë në sigurimin e ndihmës humanitare për personat e rrezikuar në aspektin social.

< kthehu mbrapa