24 Nëntor, 2021

Vizita e zonjave të para të Republikës së Polonisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të vizitsës zyrtare të kryetarit të Republikës së Polonisë, z. Andzhej Duda, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më 19 nëntor të vitit 2021 Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut u vizitua nga zonja e parë e Republikës së Polonisë, z-nja Agata Kornhauzer, bashkëshorte e kryetarit të Republikës së Polonisë, e shoqëruar nga z-nja Elizabeta Gjorgievska, kryetare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski.

Qëllimi i vizitës ishte njohja me aktivitetet e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut me theks të veçantë në punën e Qendrës për mbështetje psiko-sociale të Kryqit të Kuq.

Gjatë vizitës, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, d-r. Sait Saiti bëri një pasqyrë të shkurtër të punës së Kryqit të Kuq të RMV-së në vend dhe aktiviteteve të vullnetarëve dhe shërbimeve të organizatës për target grupe të ndryshme të shërbyera nga Kryqi i Kuq. U prezantua koncepti i sistemit për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetjes psikosociale dhe linjat SOS që funksionojnë përmes Qendrës për mbështetje psiko-sociale të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë ngjarje foli znj. Elizabeta Gjorgievska, bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, e cila si punëtore e shquar afatgjatë humanitare prezantoi historinë e saj personale vullnetare dhe vullnetarizmin në Kryqin e Kuq të RMV. Duke iu drejtuar edhe Zonjës së Parë të Republikës së Polonisë, znj. Agatha Kornhauser Duda, bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Polonisë, e cila mirëpriti vullnetarët e Kryqit të Kuq të angazhuar në Qendrën për Mbështetjen Psiko-Sociale të Kryqit të Kuq dhe bëri përpjekje për zvogëlimin e stigmës dhe paragjykimeve dhe përmes një bisede të hapur e të sinqertë ofron ndihmë për ata në nevojë.

Të ftuarit biseduan me vullnetarët që punojnë në linjat SOS në zyrën e Qendrës për Mbështetje Psiko-Sociale të Kryqit të Kuq dhe theksuan se është gjithmonë kënaqësi të bisedosh me njerëz me një nivel të lartë empatie, të gatshëm për të dhënë një dorë, ndihmë dhe mbështetje.

< kthehu mbrapa