7 Tetor, 2021

Vizita ne Athine brenda programit të REDPRENEUR

Në periudhën prej 4 deri më 7 tetor të vitit 2021, përfaqësues të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Zyra qendrore e KKRMV, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, OKKK Manastir dhe OKKK Ohër), morën pjesë në punëtorinë master në hapësirat e ImpactHub Athinë, Greqi në kuadër të programit RedPreneur. Programi është i dedikuar për përforcimin e aftësive afariste dhe zhvillim të sipërmarrjes sociale, përkrahur nga Kryqi i Kuq i Austrisë dhe Agjencia austriake për zhvillim me fokus në Pjesën jugore dhe Juglindore të Europës, si dhe Kaukazi jugor.

Një pjesë integrale ishte Akademia e Trajnimit e cila filloi në shkurt 2021, përmes sesioneve online dhe pjesa e dytë e së njëjtës të ashtuquajtur Master Academy e cila filloi në fund të qershorit 2021, në mënyrë që të jepte një pasqyrë më të madhe dhe një qasje gjithëpërfshirëse ndaj modelit të biznesit zhvillimi në një fazë të hershme, përmes sesioneve grupore dhe individuale, duke përfshirë punëtorinë aktuale në Athinë dhe një sesion pasues në Vjenë-Austri në Nëntor 2021.

Pjesëmarrës në program janë Kryqi i Kuq i RMV, Kryqi i Kuq i Serbisë, Kryqi i Kuq i Malit të Zi, Kryqi i Kuq i Shqipërisë, Kryqi i Kuq i Armenisë, Kryqi i Kuq i Ukrainës dhe Kryqi i Kuq i Gjeorgjisë.

Si pjesë e punëtorisë në Athinë, nëpërmjet ngjarjes së organizuar bashkarisht – RedPreneur RoadShow, përmes Impact Hub Athens, New Paradigm Ventures, Hellenic Impact Investing Network dhe Shoqatave naciononale të Kryqit të Kuq, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë da njihen me sipërmarrës inovativ nga R. e Greqisë dhe Evropa, të diskutojnë dhe t’i ndajnë aktivitetet e veta lidhur me modelet dhe trendet e reja inovative në pjesën e kujdesit dhe sektorit shëndetësor.

< kthehu mbrapa