6 Korrik, 2015

VIZITË BILATERALE E DELEGACIONIT TË KRYQIT TË KUQ NË MAQEDONI NË SOFJE, REPUBLIKA E BULLGARISË, 17-19 QERSHOR 2015

ckrm_bugarija

Në periudhën prej 17 – 19 qershor të vitit 2015 delegacioni i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në përbërje prej: Millço Trajkov kryetar, Sait Saiti sekretar gjeneral dhe Dimitar Karakulev anëtar i këshilit ekzekutiv të KKRM-së realizoi vizitë pune bilaterale në Kryqin e kuq të Bullgarisë në Sofje, Bullgari. Gjatë qëndrimit janë realizuar takime në qendrën e Kryqit të kuq të Bullgarisë me kryetarin e shoqatës nacionale, z. Hristo Grigorov dhe sekretarin gjeneral, prof. Krasimir Gigov. Në bisedimet u diskutua bashkëpunimi bilateral i dy shoqatave nacionale në periudhën e kaluar me theks të iniciativave të përbashkëta dhe aktivitetet të cilat duhet të aktualizohen dhe ndërmerren në të ardhmen e afërt.

Falënderim i posaçëm u shpreh për përkahjen e siguruar në Kryqin e kuq të Bullgarisë për shoqatën tonë nacionale në fushën e përmirësimit të kapaciteteve të resurseve njerëzore të organizatës tonë për siguri në ujë. Bashkëpunimi projektues në këtë fushë që filloi në vitin 2014 pritet se do të vazhdojë vitin e ardhshëm nëpërmjet implementimit të përmbajtjeve të reja për përmirësimin e kapaciteteve të dy shërbimeve për siguri në ujë. Shoqata jonë nacionale është e ftuar të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar vijues “Shpëtimtari i ri” për shpëtim në ujë që do të organizohet në Varna, Bullgari në periudhën prej 28-30.08.2015.

Në bisedimet gjithashtu u bisedua rreth sfidave vijuese të dy shoqatave nacionale për menaxhim rreth çështjes së migrimeve dhe menaxhimit efektiv me valën e fundit të migrantëve të Lindjes së Afërt dhe Afrikës. U theksua se ekziston nevojë për këmbim të vazhdueshëm të informacioneve dhe të dhënave për nevojat e këtij grupi qëllimor dhe sigurim efektiv të përkrahjes së pushteteve në vend. Gjithashtu u tregua përgatitje nga ana e Kryqit të kuq të Bullgarisë që përsëri të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët për igrime dhe zbatim të lidhjeve familjare që në vjeshtë do të organizohet në Maqedoni ku do të prezantohen informacione dhe rekomandime në bazë të koordinimit të aktiviteteve për menaxhim me valën e migrimeve që viteve të fundit e kaploi Kontinentin e Evropës.

Përfaqësuesit e dy shoqatave nacionale diskutuan dhe sollën përfundim se nevojitet zbatim i bashkëpunimit më të afërt mes dy strukturave drejtuese dhe udhëheqëse. Në këtë drejtim u soll përfundim mbajtje e sesionit të përbashkët të këshillit ekzekutiv të dy shoqatave nacionale që do të organizohej në Sofje, Bullgari në periudhën prej 10 deri 13 shtator. Gjithashtu është organizuar edhe takim i përbashkët i shërbimeve profesionale që do të mbahej në Maqedoni në periudhën që plotësisht do të caktohet.

< kthehu mbrapa