5 Shtator, 2015

VIZITË BILATERALE E KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË BOSNJE DHE HERCEGOVINË

Delagacioni i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë udhëhequr nga sekretari gjeneral z. Sait Saiti realizoi vizitë bilaterale në Kryqin e kuq të Bosnjes dhe Hercegovinës në Sarajevë, B dhe H. Qëllimi i vizitës ishte ndarja e qertifikatës falënderim për ndihmën e siguruar për shoqatën tonë nacionale dhe Republikën e Maqedonisë për popullatën që u godit nga vërshimet në B dhe H në vitin 2014. Delegacioni i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë u pranua në qendrën e Kryqit të kuq të Bosnjes dhe Hercegovinës. Në bisedimet u theksua bashkëpunimi i afërt i dy shoqatave nacionale dhe mundësive për përparimin e saj në periudhën që vijon. Në të njëjtën ditë u mbajt konferencë për shtyp ku u nda qertifikata – falënderimi për ndihmën humanitare të siguruar të KKRM-së dhe u dërgua apel për popullatën e Bosnjes dhe Hercegovinës që të japin kontribute në të holla dhe ndihmë për të përkrahur migruesit të cilët kalojnë në Maqedoni në rrugën për në Evropën perëndimore.

Untitled-3

< kthehu mbrapa