30 Tetor, 2013

Vizitë e ambasadorit të Rumanisë në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë

posetaMë 21  nëntor të vitit 2013 Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë u vizitua nga ambasadori i Rumanisë në Republikën e Maqedonisë, z. Iustinian FOCSA. Mes tjerash sekretari gjeneral m-r Sait Saiti e njoftoi ambasadorin me punën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë në vend dhe në plan ndërkombëtar si dhe bashkëpunimin e frytshëm të cilin e ka organizata jonë me Kryqin e Kuq të Rumanisë në periudhën e kaluar, posaçërisht në pjesën e bashkëpunimit bilateral që realizohet në pajtueshmëri me marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim mes dy shoqatave nacionale. Posaçërisht u theksua bashkëpunimi në nivel lokal të cilin e realizojnë tre organizata komunale të Kryqit të Kuq të Maqedonisë (Tetovë, Krushevë dhe Shkup) dhe tre organizata komunale të Kryqit të Kuq të Rumanisë (Ploeshti, Gurgju dhe Sektori 3 – Bukuresht). Ambasadori Iustinian FOCSA theksoi se do të japë kontributin e vet në përparimin e sigurimit të përkrahjes për iniciativa rajonale projektuese që realizohen nëpërmjet Bashkimit Evropian dhe fondeve tjera, duke pasur parasysh se vitin tjetër Rumania e ndërmerr udhëheqjen me Bashkimin Evropian.

< kthehu mbrapa