26 Nëntor, 2018

Vizitë e delegacionet të Kryqit të kuq të Bullgarisë në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë

Më 22 nëntor të vitit 2018, Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë e vizitoi një delegacion i Kryqit të kuq të Bullgarisë i përbërë nga: Akademik Dr. Hristo Grigorov, Kryetar i Kryqit të kuq të Bullgarisë; Dr. Sofija Stoimenova, Drejtore e përgjithshme e Kryqit të kuq të Bullgarisë; Presllava Lilova, Udhëheqëse e Repartit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq të Bullgarisë.

Delegacioni realizoi një vizitë në Zyrën qendrore të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, ku u realizua një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti dhe kryetarin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Romel Velev.

Në këtë takim u shkëmbyen përvojat dhe praktikat e deritashme në punën e të dyja Shoqatave nacionale.

Delegacioni vazhdoi vizitën e tij në Qendrën për kuadro dhe rekreacion “Solferino” në Strugë ku Këshilli udhëheqës i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë do të ketë një takim pune me Këshillin nacional të Kryqit të kuq të Bullgarisë.

U vizitua Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit, ku u vizituan edhe Qendra ditore për dhurimin e gjakut “Dare Xhambaz”, Qendra ditore për të moshuarit, pika për të pastrehët dhe qendra logjistike e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

< kthehu mbrapa