23 Shtator, 2019

Vizitë e delegacionit të Byrosë së Sigurisë Publike

Më 20.09.2019 një delegacion i Byrosë së Sigurisë Publike vizitoi Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Delegacioni që drejtohej nga Drejtori z. Sasho Tasevski i Byrosë së Sigurisë Publike u prit nga Sekretari  i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Dr. Sait Saiti dhe një pjesë e Shërbimit Profesional.

 

Delegacionit iu prezantua puna e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, shërbimet e ofruara nga Shoqata Nacionale në vend, format e financimit dhe aktivitetet kryesore të Organizatës.

 

U diskutua gjithashtu mundësia për një bashkëpunim konkret me Byronë e Sigurisë Publike në fushën e ndihmës së parë, së drejtës ndërkombëtare humanitare, dhurimit të gjakut, gatishmërisë dhe veprimit në katastrofa etj.

< kthehu mbrapa