14 Shtator, 2015

Vizitë e kryetarit ekzekutiv të Kryqit të kuq të Kroacisë në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë

Më 14 shtator 2015 në vizitë të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë është kryetari ekzekutiv i Kryqit të kuq të Kroacisë, z. Robert Markt. Sekretari gjeneral z. Sait Saiti e njoftoi mysafirin me aktivitetet kyçe të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë që realizohen në plan vendor dhe ndërkombëtar, e para se gjithash janë me bashkëpunimin e frytshëm me Kryqin e kuq të Kroacisë në periudhën që kaloi. Theks i posaçëm është vendosur në aktivitetet të cilat ndërmerren për përkrahjen dhe ndihmën e migrantëve të cilët kalojnë nëpër shtetin tonë. sredba Kryetari ekzekutiv i Kryqit të kuq të Kroacisë z. Markt theksoi se do të japë kontributin e tij në përparimin e bashkëpunimit mes dy organizatave me këmbimin e përvojave. Gjatë ditës do të vizitohet Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit ku posaçërisht do të njoftohet me punën e qendrës ditore për dhurimin e gjakut dhe qendrën ditore për persona të moshuar të cilët janë vendosur në SHOH Dare Xhambaz – Shkup.

< kthehu mbrapa