12 Shtator, 2015
Vizitë e kryetarit të Kryqit të kuq të Sllovenisë në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë
Më 12 shtator 2015 në vizitë të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë ishte kryetari i Kryqit të kuq të Sllovenisë z-nja Natasha Musar në shoqërim me keshilltarin e konzulit te Republikës së Sllovenisë në Maqedoni z. Gregor Klemenciq.
Kryetari z. Millço Trajkov dhe sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë z. Sait Saiti i njoftoi mysafirët me aktivitetet kryesore të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë që realizohen në plan vendor dhe ndërkombëtar e theks të veçant u vendos në aktivitetet të cilat ndërmerren për përkrahjen dhe ndihmën e migrantëve të cilët kalojnë nëpër vendin tonë.