17 Qershor, 2022

Vizitë e një përfaqësuesi nga Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë

Më 15 qershor 2022, Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizitoi z.Sinan Derindere – përfaqësues i Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Vizita u realizua në përgatitje të aksionit të përbashkët humanitar të Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Kryqit të Kuq të RMV për shpërndarjen e ndihmave humanitare në prag të festës fetare të Kurban Bajramit.

Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të KKRMV-së d-r Sait Saiti, u diskutua për përvojën e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy shoqatave kombëtare dhe u dakorduan hapat e ardhshëm për aktivitetin e ardhshëm.

< kthehu mbrapa