28 Prill, 2022

Vizitë e përfaqësuesit të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë

Më 22 Prill 2022, në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim në mes të Sekretarit të Përgjithshëm të KKRMV-së, d-r Sait Saiti dhe z. Nadir Tulek, përfaqësues i Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe përgjegjës për bashkëpunim në rajonet e Evropës dhe Amerikës.

Në vizitë z. Nadir Tulek, informoi për aktivitetet të cilat Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë i ka implementuar në rajon, si dhe rezultatet e aktiviteteve të deritanishme në RMV.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjatë ditëve të fundit ka shpërndarë 350 pako ushqimore për familjet e rrezikuara sociale në rrethinën e Radovishit dhe është shprehur synimi i përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

< kthehu mbrapa