Vizitë në Kryqin e kuq të Zvicrës për shkëmbimin e përvojave me qëllim për të zhvilluar një program për ndërhyrje emergjente për të moshuarit
Nga 27 deri më 30 gusht 2018, u realizua një vizitë në Kryqin e kuq të Zvicrës në Bern, me qëllim të shkëmbimit të përvojave për krijimin dhe zhvillimin e një programi për ndërhyrje emergjente për të moshuarit e vetmuar. Vizita u realizua nga Suzana Tuneva Paunovska, Sekretare e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe koordinatores së programit për veprimtarinë socialo-humanitare të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Maqedonisë u pritën nga z. Beat von Daniken, Drejtor i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar të Kryqit të kuq të Zvicrës. Gjatë kësaj vizite, nga kolegët e Kryqit të kuq Zviceran u morën informata të dobishme për funksionimin e sistemit të thirrjeve emergjente për të moshuarit që jetonin vetëm në shtëpitë e tyre. Janë ndarë eksperienca pozitive nga programet mbështetëse për grupe të ndryshme të popullsisë, si dhe janë shkëmbyer informata midis dy shoqatave kombëtare për aktivitetet për dhënien e ndihmave ndaj migrantëve.
Gjatë vizitës u bë edhe një vizitë në zyrën e Kryqit të kuq të Argaut në rajonin ku po zbatohet ky program, si dhe një prezantim i sistemit (pajisjeve) që lidh përdoruesit e shërbimit të thirrjes emergjente. U prezantua edhe programi për transportin e të moshuarve, i cili është duke u zbatuar për shumë vite tashmë në organizatë. Në Cyrih u bë një vizitë në zyrën qendrore të Kryqit të kuq, nga ku koordinohet i gjithë programi i emergjencës. 2000 thirrje emergjente realizohen cdo muaj për ndihmë adekuate nga sistemet shtetërore.
Përvojat pozitive nga ana e Kryqit të kuq të Zvicrës do të vihen në funksion për të krijuar një sistem të thirrjeve emergjente i cili do të zbatohet si pilot projekt përmes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.