7 Korrik, 2021

Vizitë nga ana e delegacionit të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor

Më 07.07.2021 Kryqi I Kuq I Republikës së Maqedonisë së Veriut u vizitua nga ana e delegacionit të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor. Delegacionin e udhëhoqi kryetarja e KRSKRR Gordana Kozhuvarovska dhe Risto Mançev ku u pranuan nga ana e sekretarit gjeneral të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Sait Saiti dhe nga një pjesë e shërbimit profesional.

Në bisedimet sekretari gjeneral Saiti e paraqiti punën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr KKRMV në pjesën e përmirësimit të edukimit nga ndihma e parë për kandidatët për vozitës.

U diskutua mundësia edhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Këshillin republikan për siguri në komunikacionin rrugor si dhe zbatimi i fushatave të përbashkëta.

< kthehu mbrapa