23 Qershor, 2021

Vizitë nga ana e delegacionit të UNFPA

Më 11.06.2021 Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan delegacion i UNFPA. Delegacioni ishte i udhëhequr nga Xhon Kenedi Mosoti drejtor i Fondit për popullsi të KB UNFPA për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbi, Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, dhe përfaqësuesit e zyres nacionale të UNFPA në RMV, Afrodita Shala – Pllavjanska dhe Jovanka Brajoviq Grigorijeviq. Delegacionin e mirëpriti Sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq të RMV-së Sait Saiti.

Gjatë bisedimeve Sekretari gjeneral Saiti e prezantoi punën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, serviset të cilat i siguron shoqata nacionale në shtet, format e finansimit dhe aktivitetet kyçe të organizatës.

Në takim u diskutua mundësia dhe bashkëpunimi me UNFPA për tema me interes të përbashkët, hyrje në definimin e bashkëpunimit të ri pesëvjeçar, si dhe prioritetet e sfidat kryesore për në të ardhmen.

< kthehu mbrapa