29 Tetor, 2013

VIZITË STUDIJUESE NGA ANA E DELEGACIONIT TË KRYQIT TË KUQ TË MALIT TË ZI

Në periudhën prej 17 deri më 21 nëntor të vitit 2013, përfaqësues të Kryqit të Kuq të Malit të Zi realizuan vizitë studiuese të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, në kuadër të projektit për plakje aktive nëpërmjet avokativitetit që financiarisht është përkrahur nga fondacioni ERSTE dhe Kryqi i Kuq i Austrisë. Delegacioni i Kryqit të Kuq të Malit të Zi përbëhej nga tetë përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të Kuq të Podgoricës, Nikshiqit, Barit dhe Mojkovacit ku implementohen aktivitete të ngjashme.

Qëllimi i vizitës studiuese ishte të këmbehen përvojat dhe praktikat e mira mes dy ekipeve të cilët i implementojnë aktivitetet në shtetet e veta. Për këtë qëllim, përfaqësuesit fillimisht e vizituan Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit, në kuadër të së cilit funksionon Qendra ditore për persona të moshuar. Aty ka mundësi që të njihen me aktivitetet konkrete të cilat zbatohen në qendër, si dhe të këmbehen përvoja me personat të cilët i realizojnë aktivitetet e atyshme. Mes tjerash, u realizuan takime edhe me më shumë klientë të Qendrës.

Në kuadër të vizitës studiuese, u vizitua edhe organizata komunale e Kryqit të Kuq Veles, ku u organizua Tryezë e rrumbullakët për Nevojën e kujdesit në kushte shtëpiake për persona të moshuar, në mjedise rurale. Përskaj përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të RM-së dhe Malit të Zi, morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve tjera lokale dhe të njëjtit kishin mundësi të diskutojnë në lidhje me temën, si dhe të shohin mundësi dhe përvoja të ndryshme. Përskaj asaj që u tha, u realizua edhe takim me ekipin lokal i cili i implementon aktivitetet, me qëllim këmbimin e përvojave dhe praktikave të mira.

Vizita studiuese u përdor edhe për vizitë të organizatës komunale të Kryqit të Kuq Kriva Pallankë, ku gjithashtu implementohen aktivitetet për përkujdesjen e personave të moshuar në kushte shtëpiake. Vizita u përdor për realizimin e mbledhjes së përbashkët ku u këmbyen përvoja dhe praktika të mira, e përskaj asaj edhe për vizitë të klientëve në teren.

< kthehu mbrapa