29 Qershor, 2021

VIZITË STUDIMORE NË KRYQIN E KUQ TË AUSTRISË

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën 22-25 Qershor 2021 realizoi një vizitë studimore në shërbimet e Butonit emergjent në dy organizata lokale Thuln dhe Attenburg të Kryqit të Kuq Austriak.

Vizita u bë nga përfaqësuesit e Zyrës Qendrore të KKRMV-së, si dhe punonjës të rinj për shërbimin e kujdesit dhe ndihmës për të moshuarit në kushte shtëpiake.

Vizita ishte një pjesë integrale e komponentit të dytë për krijimin e shërbimit Butoni Emergjent, nga projekti “Zhvillimi i shërbimeve të biznesit për kujdesin dhe mbështetjen e integruar në KKRMV”, mbështetur përmes partneritetit të biznesit të KKRMV, me Agjencinë Austriake të Zhvillimit, Kryqi i Kuq Austriak dhe Kryqi i Kuq Zviceran.

Gjatë qëndrimit të tyre, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me modelet dhe shërbimet e shëndetit shoqëror që organizatat lokale të Kryqit të Kuq austriak kanë krijuar dhe ofrojnë, shërbimet e Butonit Emergjent duke përfshirë mbështetjen vullnetare të Shpëtimtarëve në raste urgjente, si dhe për të fituar njohuri dhe të marrin udhëzime eksperimentale për zbatimin e aktiviteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

< kthehu mbrapa