Red Cross Shape
Vizitë studimore nga Kryqi i Kuq i Gjeorgjisë

2023-03-27

Vizitë studimore nga Kryqi i Kuq i Gjeorgjisë

Në kuadër të projektit “Zbutja e efekteve dhe pasojave të COVID-19 tek më të cenuarit në shoqëri me fokus të veçantë tek të moshuarit”, financuar nga Ministria Austriake e Punës Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Kryqi i Kuq i Austrisë, në periudhën 20 – 23 mars 2023, katër përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Gjeorgjisë vizituan një pjesë të shërbimeve të Kryqit të Kuq në qytetin e Shkupit. Në fokus të vizitës ishin shërbimet e destinuara për të moshuarit, në radhë të parë në kushtet e shtëpisë, por edhe në qendrat ditore.

Gjatë vizitës ata patën mundësinë të vizitojnë Qendrën e Trajnimeve, Qendrën Nega dhe zyrat lokale në Karposh dhe Kisella Vodë, Kopçe, Qendrën Ditore për të Moshuar, Qendrën e Dhurimit të Gjakut dhe Butonin e Emergjencës.

Suksesi i organizatës sonë në zhvillimin e të gjitha këtyre shërbimeve për të moshuarit ishte një faktor domethënës që këta përfaqësues të zgjidhnin Shoqatën tonë Kombëtare për të ndarë praktikat pozitive që ata duan të zhvillojnë më tej në vendin e tyre.

Други вести

U KONSTITUUA PËRBËRJA E RE E KËSHILLIT TË TË RINJVE TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Rezultatet e Programit PVH për ciklin 2026!
Punëtoria përgatitore PHV, 05–07 qershor, Solferino-Strugë

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026