30 Tetor, 2013

Zgjohuni human 5

Ehumanidhe këtë vit për herën e pestë me iniciativë të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe Studio Moderna DOOEL Shkup, Kryqi i Kuq i RM-së e përkrah aksionin humanitar “Zgjohuni human”, dhe e zgjeron nëpërmjet të gjitha organizatat komunale të Kryqit të Kuq në vend. Qëllimi i këtij aksioni humanitar është nxitja e humanitetit dhe përmirësimit të kushteve për jetesë për kategorinë e mjeruar të personave nëpërmjet grumbullimit të shtretërve të përdorur (batanie, jorganë, jastëk etj.) dhe donimi i tyre në institucione të cilat kujdesen për ata (spitale, institucione për përkujdesjen e më shumë grupeve qëllimore). Këtë vit aksioni iu është dedikuar fëmijëve të cilët mësojnë në Shkollën për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar Dimitar Vllahov. Qytetarët të cilët do të blejnë prodhime Dormeo do të kenë mundësi të japin donacione për blerjen e aparateve Braj për shkruarje të cilat i përdorin këta fëmijë. Aksioni humanitar zgjat prej 28 tetor deri më 28 nëntor të vitit 2013 dhe të gjithë qytetarët e interesuar mund të paraqiten në numrin e telefonit 02/3094–555 apo ta vizitojnë ueb faqen www.dormeo.com.mk

< kthehu mbrapa