Zjarr në Kryqin e Kuq Kavadar, objekti është djegur tëresisht
Të gjithë ne në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut me shqetësim të madh sot në mëngjes e morëm lajmin për ngjarjen tragjike që ka ndodhur sot në Kavadar, përkatësisht zjarri në objektin e Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq në Kavadar.
Ju njoftoj se sot gjatë vizitës time në Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq në Kavadar pata rastin të shoh pasojat e tmerrshme të zjarrit që shkaktoi dëme të mëdha materiale në objektet e Kryqit të Kuq, por zjarri nuk mund t’i fshijë veprat e mira të vullnetarëve dhe stafit tonë dhe gjithçka që ata kanë bërë për të gjithë komunitetin që i është shërbyer nga Kryqi i Kuq në Kavadar për dekada.
Të gjithë jemi krenarë për arritjet dhe përpjekjet e vullnetarëve tanë dhe punonjësve të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq të Kavadarit të cilët janë gjithmonë shembull se si duhet dashur dhe respektuar ëmblema e Kryqit të Kuq dhe se si ajo kontribuon në mirëqenien e qytetarëve në të gjithë rajonin e Kavadarit dhe në korniza kombëtare.
Gjithashtu, gjatë vizitës së sotme në Kavadar kam pasur një takim me kryetarin e Komunës së Kavadarit, z. Mitko Jançev, i cili shprehi keqardhjen e thellë për zjarrin dhe tha se komuna e Kavadarit do të ofrojë përkrahje të përgjithshme në sigurimin e lejeve të nevojshme rreth rikonstruimit dhe ndërtimin e objekteve të ndezura dhe se do të marrë pjesë me mbështetje financiare për renovimin e objekteve të Kryqit të Kuq.
Jam i bindur se kjo ngjarje fatkeqe vetëm do të na bëjë më të fortë dhe më të bashkuar dhe së shpejti me mbështetjen e të gjithë neve, organizata jonë e Kryqit të Kuq në Kavadar do të mund t’i hapë sërish dyert për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe do të jetë përsëri vend ku të gjithë vullnetarët dhe respektuesit e punës së Kryqit të Kuq do të mund të vazhdojnë punën.
Apeloj te të gjitha organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit si dhe komunitetin e gjerë në vendin tonë që të përfshihen në ofrimin e mbështetjes solidare për renovimin e objekteve të Kryqit të Kuq të Kavadarit.
Me respekt,
d-r Sait Saiti
Sekretar i Përgjithshëm