2 Tetor, 2017

1 tetori – Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

“Ecja në të ardhmen: Përdorimi i talenteve, kontributi dhe pjesëmarrja e të moshuarve në shoqëri

 

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë edhe sivjet është përfshirë në shënimin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. Kjo ditë është caktuar nga ana e Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara më 14 dhjetor të vitit 1990. Asaj i kanë paraprirë iniciativat e tilla si Plani Ndërkombëtar i Veprimit të Plakjes i Vjenës – i cili në vitin 1982 është miratuar nga ana e Kuvendit Botëror të Plakjes – dhe është miratuar më vonë po atë vit nga ana e Kuvendit të Përgjithshëm të KB-ve. Në vitin 1991, Kuvendi i Përgjithshëm ka miratuar Parimet për të Moshuarit në Kombet e Bashkuara. Në vitin 2002, Kuvendi i Dytë Botëror i Plakjes miratoi Planin Ndërkombëtar të Veprimit të Plakjes së Madridit, për t’iu përgjigjur mundësive dhe sfidave të plakjes së popullsisë në shekullin 21 dhe për të promovuar zhvillimin e shoqërisë për të gjitha moshat.

Tema e caktuar nga ana e Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve të sivjetme është: Tema thekson lidhshmërinë ndërmjet përdorimit të talenteve dhe kontributit të personave të moshuar dhe arritjes së implementimit të Agjendës 2030 dhe Planit Ndërkombëtar të Veprimit të Plakjes së Madridit i cili momentalisht është në procesin e rishikimit dhe vlerësimit. Duke ecur në të ardhmen, është plotësisht e qartë se nevoja për t’u mbështetur në kontributet shpesh të injoruara dhe të vlerësuara pamjaftueshëm të personave të moshuar, nuk është vetëm e rëndësisë thelbësore për mirëqenien e të moshuarve, por gjithashtu është e rëndësishme për proceset e zhvillimit të qëndrueshëm. Tema për vitin 2017 do të hulumtojë mjetet efektive për promovimin dhe forcimin e pjesëmarrjes së personave të moshuar në aspekte të ndryshme të jetës sociale, kulturore, ekonomike, qytetare dhe politike.

Kryqi i kuq i RM-së si anëtar i Trupit Koordinues Nacional për monitorimin dhe vlerësimin e implementimit të Strategjisë Nacionale për personat e moshuar, e cila është punuar në përputhje me Planin Ndërkombëtar të Veprimit të Plakjes së Madridit, është përfshirë në mënyrë aktive dhe jep kontribut në përpjekjet e përgjithshme që i ndërmarrin institucionet kompetente në realizimin e të drejtave, kujdesit të domosdoshëm dhe mbrojtjes së personave të moshuar në Maqedoni.

Me rastin e shënimit të 1 tetorit, në kuadër të aktiviteteve të programit të Kryqit të kuq do të organizohen aktivitete të lidhura me plakjen aktive, si dhe aktivitete për mbështetjen dhe kujdesin e personave të moshuar:

Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit më 2 tetor do të organizojë një konferencë shtypi në temën “Një hap para në modernizimin dhe standardizimin e shërbimeve për personat e moshuar”. Gjithashtu do të mbahet një seminar Çi Kong dhe një koloni figurative për personat e moshuar aktivë, një takim i përbashkët i shërbimeve të mbrojtjes sociale të Qytetit të Shkupit dhe Qytetit Nyrnberg. Këmbimi i përvojave – vizitat në shtëpi të personave të moshuar nga ekipet e Kryqit të kuq të Nyrnbergut dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, takimi i ekipeve të Kryqit të kuq të Nyrnbergut dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe Kryqit të kuq të Austrisë për avancimin e shërbimeve për personat e moshuar, si dhe një vizitë e 180 personave të moshuar dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre nga ana e vullnetarëve dhe infermiereve, projekt i cili implementohet shtatë vjet në vazhdimësi.

Nga ana e organizatave komunale të Kryqit të kuq Kisella Vodë, Veles, Kriva Pallankë, Prilep, Gostivar, Strugë, Dibër, Manastir, Kavadar, Ohër dhe Resnjë do të organizohen punëtori edukative në temën e parandalimit shëndetësor të personave të moshuar, si dhe disa punëtori informative për të drejtat e të moshuarve. Nëpërmjet organizatave komunale nga ana e vullnetarëve të Kryqit të kuq së bashku me punonjësit shëndetësorë do të vizitohen mbi 110 persona të moshuar dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre në mjediset rurale, si dhe do të bëhen vizita në institucionet për personat e moshuar me ç’rast do të ndahet ndihmë në ushqim dhe veshje. Në bashkëpunim me shoqatat e pensionistëve, Kryqi i kuq i Gostivarit do të organizojë një tribunë në temën “Përfshirja dhe risocializimi i të moshuarve në shoqëri”. Kryqi i kuq i Kriva Pallankës do të mbajë një punëtori edukative në temën: Mënyra e shëndetshme e të ushqyerit – masat parandaluese nga helmimi me ushqim”, Kryqi i kuq i Resnjës do të mbajë një punëtori në temën: “Parandalimi dhe mbrojtja nga presioni i lartë i gjakut dhe sheqeri në gjak. Kryqi i kuq i Dibrës do të mbajë një punëtori edukative për të drejtat e të moshuarve. Kryqi i kuq i Prilepit në bashkëpunim me shoqatën komunale të pensionistëve do të organizojë një punëtori edukative në temën plakja aktive. Organizata komunale e Ohrit në kuadër të aksionit të sportit dhe rekreacionit “Për një fëmijëri më të lumtur”, do të organizojë një takim mes gjeneratave, ku të moshuarit do të kenë mundësi për t’u përfshirë në aktivitetet e përbashkëta sportive me vullnetarët e rinj. Kryqi i kuq i Manastirit do të organizojë një trajnim të ndihmës së parë për të moshuarit në shoqatën e pensionistëve në komunë.

Kjo është vetëm një pjesë e aktiviteteve të Kryqit të kuq që implementohen me dhe për personat e moshuar, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

< kthehu mbrapa