Pjesëmarrja në seancën e 66-të të Kuvendit të Përgjithshëm të Kryqit të kuq të Bullgarisë
Në periudhën prej 25-26 majit 2018, Sekretari Gjeneral i Kryqit të kuq të Repulikës së Maqedonisë, dr. Sait Saiti mori pjesë në sesionin e 66-të të Kuvendit të Përgjithshëm të Kryqit të kuq të Bullgarisë. Përveç Kryqit të kuq të Maqedonisë, në takim morën pjesë edhe mysafirë nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe nga Budapesti dhe Gjysmëhënës së kuqe të Turqisë, si dhe përfaqësues të OJQ-ve dhe partnerëve të ndryshëm nga Republika e Bullgarisë. Në seancën e Kuvendit u lexuan përshëndetjet e Presidentit të Bullgarisë, kryetarit të Kuvendit Kombëtar dhe të disa ministrive të qeverisë.
Vizitorët e huaj gjithashtu dhanë përshëndetjet e tyre dhe e njohën punën humanitare të Kryqit të kuq Bullgar në Bullgari dhe Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Përshëndetje dha edhe Kryetari i Kryqit të kuq Bullgar, akademiku Hristo Grigorov, Sekretari Gjeneral i Ministrisë së Shëndetësisë, prof.dr. Krasimir Gigov dhe Zëvendës Kryetari i Kryqit të kuq të Bullgarisë, prof. Zdravko Marinov. Gjatë seancës u shqyrtuan raporti i punës dhe programi i punës së Kryqit të kuq Bullgar, duke i vënë theksin krizës së migrantëve dhe shërbimit të shpëtimit malor, sigurisë së ujit, programeve sociale, aktiviteteve shëndetësore parandaluese dhe aktiviteteve të të rinjëve.
Gjatë bisedimeve me akademikun Hristo Grigorov dhe Sekretarin Gjeneral d-r. Sofija Stoimenova është theksuar se gjatë viteve dy shoqëritë kombëtare vazhdimisht kanë thelluar bashkëpunimin. Në këtë drejtim ai shprehu kënaqësinë duke ripërtrirë bashkëpunimin dypalësh me nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit vitin e kaluar, i cili është shoqëruar me një plan veprimi operacional për rregullimin e bashkëpunimit mes dy palëve çdo vit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, disa aktivitete të përbashkëta janë parashikuar deri në fund të vitit. Në fund të qershorit, përfaqësuesit e Kryqit të kuq Bullgar do të marrin pjesë në seminarin për promovim të dhurimit të gjakut, i cili do të mbahet në Strugë të Maqedonisë.
Në fund të nëntorit 2018, do të mbahet një sesion i përbashkët i dy bordeve drejtuese të shoqërive kombëtare në Shkup, Maqedoni. Në seancën e përbashkët, u ra dakord që bordet drejtuese të dy shoqërive kombëtare do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira, me theks të vecantë në punën që lidhet me miratimin e një kornize normative dhe të politikave për të dy shoqëritë kombëtare.
Gjatë bisedimeve me bordin drejtues të Kryqit të kuq Bullgar, u diskutua edhe për promovimin e bashkëpunimit midis dy shoqërive kombëtare të Kryqit të kuq të Sofjes dhe Shkupit, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, praktikave të mira dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta. Bashkëpunimi ekzistues midis shoqërive kombëtare të Kryqit të kuq të të dy shteteve u përshëndet me shpresën se ky bashkëpunim do të zgjerohet në mjedise të reja, për interesin më të mirë të kategorive të caktuara të qytetarëve të të dy vendeve.