31 Tetor, 2022

112 vjet nga vdekja e Henri Dinant

Sot shënohet 112 vjetori i vdekjes së Henri Dinant. Një njeri vizionar që transformoi një ide në dukje të pamundur në organizatën më të madhe humanitare të njohur sot në mbarë botën.

Thelbi ynë si organizatë bazohet në vlerat që ai ushqente, pra “të ndihmojmë pa pyetur se për kë është”, duke nxjerrë në pah parimet e njohura sot të humanizmit, paanshmërisë dhe neutralitetit.

Fakt shtesë: Henri Dinan është fituesi i çmimit të parë Nobel për Paqen. Ndërsa Kryqi i Kuq është një organizatë që ka marrë tre çmime Nobel shtesë nga e njëjta fushë.

< kthehu mbrapa