16 Mars, 2018

17 marsi, dita e formimit të Kryqit të kuq të RM-së dhe dita e dhurimit të gjakut në RM

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë shënon 73-vjetorin e ekzistencës së vet dhe 23 vjet të anëtarësimit të plotë në Federatën Ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.

Gjatë shënimit të 17 marsit, organizata jonë do të organizojë disa ngjarje në nivel nacional dhe lokal për t’i përkujtuar sfidat dhe sukseset e Kryqit të kuq viteve të fundit.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, gjithashtu organizon një Ngjarje solemne më 16 mars të vitit 2018 në ora 19:00 në Sallën Square 21 (ish-kinemaja e Vardarit) – Shkup.

< kthehu mbrapa