19 Mars, 2018

17-marsi

Në vigjilje të ditës së nesërme, 17-marsi – Ditës së Formimit të Kryqit të kuq  të Republikës së Maqedonisë dhe Ditës së dhurimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë sivjet më 16 mars këtë ditë e shënoi në mënyrë punuese dhe solemne.

Pjesa e punës filloi me mbajtjen e Takimit të tretë të Kuvendit ët Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për periudhën e mandatit të vitit 2017-2021.

Në përputhje me dispozitat e Statutit të mbledhjes, u soll Rregullorja e re e punës së Kuvendit, u konfirmuan Programi i punës dhe Plani financiar për vitin 2018 dhe u miratuan Raporti vjetor i punës dhe Raporti vjetor financiar për vitin 2017.

Para të pranishmëve, lidhur me këto dokumente, fjalën e tyre e patën Dr. Sait Saiti, Sekretar i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së dhe Sasho Taleski, Udhëheqës i Sektorit të programeve në Zyrën qendrore të Kryqit të kuq.

Në ngjarjen solemne që u mbajt në sallën Sguare 21 në Shkup, fjalim të përshtatshëm pati Dr. Romel Velev, kryetar i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, i cili iu rikthye rolit, detyrave dhe qëllimeve të Organizatës.

17 – marsi është një ditë e rëndësishme për dhurimin e gjakut dhe mbështetja mbërrin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit. Ngjarja solemne u pasurua me praninë e personave kryesues të këtyre institucioneve, Dr. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë dhe Dr. Koço Dimitrovski, drejtor i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, i cili në fjalimin e tij theksoi bashkëpunimin me Kryqin e kuq dhe humanizmin e dhuruesve të gjakut.

 Me Vendimin e Këshillit udhëheqës të Kryqit të kuq të RM-së, me mjete financiare janë shpërblyer tri organizatat më të suksesshme komunale të Kryqit të kuq –Qendër, Veles dhe Vinicë, kurse gjithashtu 18 (tetëmbëdhjetë) organizatat komunale që kanë tejkaluar planin e dhurimit të gjakut për këtë vit morën mirënjohje – Pllaka, në përputhje me Programin e organizimit dhe avancimit të dhurimit të gjakut në RM, të cilin për çdo vjet e miraton Qeveria e Republikës së Maqedonisë.,          

Duke ua uruar këtë festë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për dhuruesit aktualë dhe të ardhshëm të gjakut, të cilët me aktin e dhurimit të gjakut shpëtojnë jetën e ndokujt, si dhe për të gjithë vullnetarët dhe anëtarët e kësaj organizate më masive humanitare.

Le të jetë e gëzuar kjo ditë.

 

KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

< kthehu mbrapa