18 tetori – Dita evropiane kundër trafikimit me njerëz
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, si anëtar i Sekretariatit të komisionit kombëtar për luftë kundër trafikimit me njerëz dhe migrimit ilegal përmes organizimit të aktiviteteve parandaluese është përfshirë në shënimin e 18 tetorit – Ditës evropiane kundër trafikimit të njerëzve. Me rastin e 18 tetorit, do të organizohen punëtori për edukim të të rinjve në shkollat fillore dhe të mesme të cilat do të realizohen përmes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të kuq sic janë Qendra, Karposhi, Kisella Voda, Ohri, Velesi, Prilepi, Krusheva, Resnja, Berova, Radovishi, Gjevgjelia, Kavadarci, Koçani, Struga, Dibra, Makedonski Brod, Tetova, Demir Hisari, Gostivari.
Ligjeratat parandaluese kanë për qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve, duke i njoftuar ata me mënyrat në të cilat të rinjtë mund të jenë të përfshirë në trafikim dhe duke i mësuar vetë-mbrojtjen. Këto 25 punëtori edukative do ti përfshijnë mbi 600 shkolla fillore dhe të mesme, si dhe vullnetarët dhe stafin e Kryqit të kuq. Me rastin e kësaj dite, ekipi mobil në Likovë pranë Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit do të organizojë një marshim një-ditor së bashku me vendasit nga fshati Lojan dhe Vaksince, dhe përfaqësuesit e MPB – Policinë kufitare në veri, OJQ-në Legis me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin kundër këtij lloji të “skllavërisë moderne”.