7 Dhjetor, 2022

5 dhjetori, Dita Botërore e Vullnetarizmit

Vullnetarizmi paraqet bazë për transformim social dhe ekonomik, nëpërmjet të cilit sigurohet ndikim i qëndrueshëm për shkak të aftësisë së këtij akti njerëzor për të ndikuar në mendësinë, qëndrimet dhe sjelljet e njerëzve. Nëpërmjet vullnetarizmit, njerëzit bëhen shtytës të ndryshimit dhe partnerë të barabartë për të realizuar përparimin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm njerëzor dhe paqen globale.

Puna e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe mbështetet në kontributin e vullnetarëve. Në nivel global, ka rreth 15 milionë vullnetarë në Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Këtë vit, Kryqi i Kuq i RMV feston Ditën Botërore të Vullnetarizmit, 5 dhjetorin nën moton  solidaritetit përmes vullnetarizmit, me qëllim që të vlerësojë kontributin e vullnetarëve dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e njerëzimit si një fill bazë për ndryshime pozitive te njerëzit nëpërmjet aktit të vullnetarizmit.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta shënojë Ditën Botërore të Vullnetarizmit, 5 dhjetorin, në mbarë vendin, me aktivitete dhe festime të ndryshme të përshtatshme të Organizatave Komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit

Ne, vazhdojmë të kujdesemi dhe të inkurajojmë vullnetarizmin për të arritur qëllimet tona të përbashkëta – për të qenë njerëzorë dhe dinjitozë dhe për të ndihmuar njerëzit që janë në gjendje të vështirë.

Jemi mirënjohës për të gjithë vullnetarët e Kryqit të Kuq të RMV për kontributin dhe mbështetjen e tyre.

Gëzuar 5 dhjetorin, Ditën Botërore të Vullnetarizmit!

< kthehu mbrapa