Bashkëpunim i vazhdueshëm i frytshëm me Bankën Komerciale SHA Shkup
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Entin për veprimtari sociale, për dhjetë vjet vazhdimisht zbaton iniciativa të përbashkëta për përmirësimin e socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta.
Nga viti 2011 Banka Komerciale SHA Shkup është sponsor dhe partner yni i cili në mënyrë aktive është përfshirë në implementimin e aktiviteteve të projektit dedikuar mbështetjes së fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta. Kënaqësia e Bankës për realizimin e aktiviteteve të projektit dhe besimi ndaj Kryqit të kuq të RM-së si partner serioz në implementimin e programeve sociale të dobishme shoqërore, u konfirmuan me nënshkrimin e marrëveshjes së re për sponsorizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve edhe në vitin 2018.
Në kuadër të projektit, më 20 shkurt të vitit 2018 në Kryqin e kuq të RM-së u mbajt një takim informativ me përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të kuq Prilep, Kavadar, Veles, Gostivar, Kërçovë, Dellçevë dhe Dibër, Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, qendrat ditore për fëmijët me nevoja të veçanta dhe një përfaqësues i Entit për veprimtari sociale. Qëllimi i takimit ishte të jepen udhëzime për implementim të përbashkët të aktiviteteve për përmirësimin e socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta. Në këtë takim u paralajmërua edhe punëtoria edukative që do të mbahet nga 9 deri më 11 mars të vitit 2018 në Qendrën “Solferino” në Strugë, me qëllim që vullnetarët e rinj të përfshirë në Kryqin e kuq, të përvetësojnë shkathtësitë dhe njohuritë e duhura për të mbështetur fëmijët në qendrat ditore dhe fëmijët e akomoduar në familjet kujdestare.