Bashkëpunimi i partneriteti ndërmjet Kryqit të kuq të RM-së dhe MAKPROGRES-it, Vinicë
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Entin për Veprimtari Sociale shumë vjet në vazhdimësi bën implementimin e iniciativave të përbashkëta për përmirësimin e shoqërizimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta.
Duke filluar nga muaji qershor deri në muajin dhjetor të vitit 2017, MAKPROGRES nga Vinica do të jetë partner i Kryqit të kuq të RM-së për të mbështetur implementimin e aktiviteteve të projektit të dedikuara për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta.
Më, 06.06.2017 në lokalet e MAKPROGRES-it nga z. Gligor Cvetanov, drejtor ekzekutiv i Makprogresit dhe z. Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, u nënshkrua Marrëveshja e donacioneve për mbështetjen e aktiviteteve që do të realizohen përmes Organaizatave komunale të Kryqit të kuq të Vinicës, Kumanovës, Shtipit dhe Strumicës në bashkëpunim me qendrat ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në këto komuna.