Dalja publike e kandidatit për Kryetar të KKRMV-së
Në bazë të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet organizative të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Afatit për aktivitete zgjedhore të Kryqit të Kuq të RSM-së, më 17.06.2022 në ambientet e Hotel “Marriott” me fillim nga ora 18:00 u mbajt paraqitja publike për prezantimin e kandidatit për kryetar të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mandatin 2022 – 2026 nga kandidati Prof. d-r Romell Velev.
Kandidati prezantoi biografinë e tij përmes një formati të shkurtër video me referencë të veçantë për përvojën dhe aktivitetet vullnetare në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Programin e punës me titull “Platforma për Ndryshim 2022 – 2026” ku u prezantuan sfidat, prioritetet dhe pikëpamjet e ardhshme në bazë të Shoqatës Kombëtare në katër vitet e ardhshme, si dhe motivimin për postin për Kryetar të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas prezantimit u hap një diskutim nga të pranishmit lidhur me idetë, ambiciet dhe prioritetet e kandidatit si dhe pikëpamjet e tij lidhur me organizatën.
Në daljen publike morën pjesë 100 persona, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV d-r. Sait Saiti, kryetarët dhe anëtarët e këshillave drejtues të Organizatave Komunale të KKRMV/Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, si dhe vullnetarët, anëtarët, sekretarët dhe të punësuarit në Organizatat komunale të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut/Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe Shërbimit profesional të zyrës qendrore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.