Red Cross Shape
Delegacioni i Gjysmëhënës së kuqe nga Turqia vizituan Kryqin e Kuq të RMV

2021-04-01

Delegacioni i Gjysmëhënës së kuqe nga Turqia vizituan Kryqin e Kuq të RMV

Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Z. Ibrahim Alltan, bëri një vizitë dy-ditore në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën nga 31 Mars deri më 1 Prill 2021.

Gjatë qëndrimit, takimet u mbajtën në zyrën qendrore të Kryqit të Kuq të RSM me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV, d-r Sait Saiti. Delegacioni, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV, d-r Sait Saiti vizituan Qendrën Ditore të Dhurimit të Gjakut, Qendrën Ditore për të Moshuarit dhe Qendrën e Ndihmës së Parë.

Gjatë vizitës në zyrën qendrore të Kryqit të Kuq të RMV, më 31 Mars 2021, u diskutua për funksionimin e përgjithshëm të Shoqatës Kombëtare si dhe funksionimin e programeve përkatëse në fushat e veprimtarisë preventive shëndetësore, veprimtarisë sociale humanitare, gatishmëria dhe veprimi gjatë katastrofave, menaxhimi me vullnetarë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i Shoqatës Kombëtare.

Kryqi i Kuq i RMV mori ndihmë humanitare nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke e përbërë nga 100 karrige me rrota, 25 aparate dëgjimi dhe 500 pako me mjete higjienike për personat me aftësi të kufizuara.

Други вести

U mbajt gara rajonale e ndihmës së parë për Rajonin 1 për vitin 2026
Gëzuar 8 Majin – Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëshënës së Kuqe
Kryqi i Kuq mori pllaketë nga MPB me rastin e Ditës së policisë

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026