11 Shtator, 2021

Dita botërore e ndihmës së parë

A e dini se për çdo vit Kryqi i Kuq trajnon më shumë se 20 milion njerëz në mbarë botën për ndihmë të parë?

 Aftësitë për ndihmë të parë duhet të jenë në dispozicion për të gjithë si akt humanitar vendimtar që i aftëson njerëzit të shpëtojnë jetë dhe ndihmojnë që ata të shërohen nga ndonjë sëmundje apo lëndim i papritur. Posedimi i aftësive për ndihmë të parë e rrit kapacitetin e individit të ndërmerr veprim të shpejtë që t’i ulë apo stabilizojë lëndimet serioze dhe t’i përmirësojë gjasat që viktima të mbijetojë.

Dita botërore për ndihmë të parë është mundësi për promovimin dhe përfaqësimin për dituri dhe aftësi për ndihmë të parë për opinionin e gjërë. Këtë vit të njëjtin e shënojmë nën moton “Bëhu hero në shkollën dhe bashkësinë tënde” me theks në afirmimin e kësaj aftësie për të shpëtuar jetë mes të rinjëve.

< kthehu mbrapa