Dita Botërore e Tuberkulozit (TB)
Në pajtueshmëri me Federatën ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut kyçet në shënimin e 24 Marsit – Dita botërore e luftës kundër tuberkulozit (TB) nën moton: “Investoni t’i jepet fund TB. Shpëtoni jetë”.
TB ngelet vrasësi më i rrezikshëm në botë. Çdo ditë, mbi 4000 njerëz humbin jetën nga TB, kurse afër 30.000 njerëz sëmuren nga kjo sëmundje preventabile dhe shëruese. Tuberkulozi më së shumti i godet të rriturit në vitet më produktive. Prapëseprapë, të gjitha grupmoshat janë të shfaqura në rrezik.
Me rastin e shënimit të Ditës botërore të TB, Organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit më 24 Mars do të shpërndajë postere dhe publikime në mediat sociale për rëndësinë e parandalimit në kohë dhe diagnostifikimin e hershëm të tuberkulozit me qëllim që nxisim përshpetimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund epidemisë globale të TB.