17 Shtator, 2021

Dita botërore për ndihmë të parë – “Bëhu hero në shkollën dhe bashkësinë tënde!

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes organizatave të tij komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit këtë vit tradicionalisht shënoi Ditën Botërore të Ndihmës së Parë nën moton “Bëhu hero në shkollën dhe bashkësinë tënde!

Sot në 28 lokacione në të gjithë teritorin e vendit tonë organizohen stande promovuese për paraqitje reale të lëndimeve dhe mënyrën e sanimit me qëllim ngritjen e vetëdijes tek popullata për rëndësinë e ndihmës së parë si aftësi e cila shpëton jetë. Standet promotive janë pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të cilat i ndërmerr Shoqata nacionale gjatë muajit Shtator në drejtim të afirmimit të këtij mjeti për shpëtimin e jetës.

Çka ofrojmë në këtë lëmi të ndihmës së parë

  • Kurse për kandidatë për vozitës
  • Kurse për persona fizik
  • Kurse për organizata pune
  • Trajnime të specializuara për kategori të caktuara të personave
  • Trajnim të popullatës së re në kuadër të shkollave

Bëhu edhe ti hero, mëso ndihmën e parë!

< kthehu mbrapa