30 Shtator, 2021

Dita ndërkombëtare për persona të moshuar

Me rastin e 1 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut i bashkohet fushatës globale për të luftuar diskriminimin e moshës (ageism) nën moton #BotëPërTëGjithaMoshat (#AWorld4AllAges). Fushata u inicua nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) me përfshirjen e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Fushata fillon më 1 tetor dhe zgjat deri më 20 nëntor.

Diskriminimi i moshës i referohet stereotipeve, paragjykimeve ndaj të tjerëve ose vetes bazuar në moshë. Ajo prek të gjitha moshat, madje edhe fëmijët që në moshën 4 vjeç bëhen të vetëdijshëm për stereotipet për moshën e tyre. Që nga ajo moshë, ata i internalizojnë dhe i përdorin këto stereotipe për të udhëhequr ndjenjat dhe qëndrimet e tyre ndaj njerëzve të moshave të ndryshme. Diskriminimi sipas moshës njeh edhe legjislacionin tonë kombëtar (Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi) dhe siguron mundësinë e një përgjigje institucionale ndaj diskriminimit mbi atë bazë.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të fushatës do të kryejë një anketë mbi perceptimet e ekzistimit ët diskriminimit në bazë të moshës në mesin e popullatës së përgjithshme. Qëllimi është të sigurojë të dhëna fillestare që do t’i nënshtrohen më tej analizave që do të shërbejnë si bazë për hulumtime të mëtejshme dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për përfshirjen e Kryqit të Kuq të RMV në luftën kundër këtij lloji të diskriminimit.

< kthehu mbrapa