Edukimi i motivuesve të rinj për dhurim vullnetar të gjakut
Në periudhën prej 06 – 08 maj të vitit 2022 në Qendrën për kuadro dhe rekreacion “Solferino” në Strugë u mbajt seminar për edukimin e motivuesve të rinj për dhurim vullnetar të gjakut.
Në seminar morën pjesë 18 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të Kuq Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, Ohër, Resnjë, Prilep, Krushevë, Veles, Çair, Kavadar dhe Negotinë, ku u trajtuan këto tema: dhurimi i gjakut në RMV dhe në botë, Strategjia e dhurimit vullnetar të gjakut për vitin 2022-2026, gjaku dhe elementët e gjakut dhe ngjarjet aktuale në mjekësinë moderne të transfuzionit, të ushqyerit sipas grupeve të gjakut dhe stili i jetës së shëndetshme, motivimi dhe demotivimi për dhurimin e gjakut, aspektet psikologjike të dhurimit të gjakut – me theks të posaçëm në promovimin e barazisë dhe respektit për diversitetin, komunikimin, llojet e komunikimit, pengesat në komunikim, faktorët dhe ndjenjat për komunikim efektiv, procesin e dëgjimit aktiv dhe aspektet e ekipit dhe punës ekipore në dhurimin e gjakut.
Në fund, pjesëmarrësit kanë mundësinë të ndajnë përvoja dhe shembuj praktikë nga fusha të ndryshme, në organizata dhe institucione të ndryshme dhe të ndërtojnë miqësi të reja që do të jenë mbështetëse në punën e tyre të mëtejshme si motivues për dhurimin vullnetar të gjakut.