29 Dhjetor, 2016

Falemnderim

Të nderuar,

 

Në fillim, më lejoni që në emër të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, të falënderojmë për përkrahjen e vazhdueshme të mediave në Republikën e Maqedonisë për informimin në kohë dhe transparent për aktivitetet dhe punën e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë gjatë operacionit tonë për sigurimin e përkrahjes për popullatën e goditur nga përmbytjet që ndodhën më 06.08.2016 në rajonin e Shkupit dhe Tetovës.

Me kënaqësi të madhe dëshirojmë të theksojmë se falë orvatjeve të përbashkëta të të gjithë vepruesve nga vendi dhe jashtë, në pajtueshmëri me parimet themelore të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, patëm sukses të përgjigjemi në sfidat dhe t’i plotësojmë nevojat prioritare të popullatës së goditur.

Përkrahja u realizua në disa faza dhe përbëhej në sigurimin e përkrahjes materiale dhe financiare për popullatën në pjesën e goditur. Në vazhdim dëshirojmë që shkurtimisht t’i paraqesim treguesit më të rëndësishëm që janë notuar në fund të operacionit tonë.

Gjatë fazës emergjente, vullnetarët dhe të punësuarit e Kryqit të kuq vazhdimisht ishin të pranishëm në teren dhe shpërndanë ushqim, ujë dhe gjëra tjera si dhe batanie dhe nevoja tjera emergjente për mbulimin e nevojave për popullatën e goditur në teren. Njëkohësisht, në periudhën prej 8 – 31 gusht të vitit 2016 u realizua fushatë për grumbullimin e mjeteve nëpërmjet së cilës të gjitha subjektet fizike dhe juridike të interesuara dhe donatorët ndërkombëtarë dhuruan nëpërmjet operatorëve celularë dhe nëpërmjet pagesave në llogarinë e solidaritetit të KKRM-së gjithsej 76.796.504 denarë me çka u sigurua ndihma e drejtpërdrejtë financiare për 4.550 familje (nga 13.285,00 denarë për çdo familje) në pajtueshmëri me vlerësimin e Komisionit shtetëror për vlerësim të dëmeve nga vërshimet. gjithashtu, 100 familje me persona me nevoja të posaçme morën ndihmë financiare nga 166.7 euro.

Nëpërmjet donacioneve materiale të siguruara në këtë periudhë janë shpërndarë 34.036 pako me ushqim, 31.004 pako ditore dhe ushqime të nxehta, 46.377 litra prodhime qumshti, 7.008 pako për higjienë, 2.577 pako për foshnje, 315 ton ujë, 586 shtretër, 4.590 batanie, 600 kg rroba, 764 palë çizme, 341 litra dezintal. Gjithashtu janë siguruar 185 asistenca për ndihmë të parë nga ana e ekipeve të Kryqit të kuq.

Nëpërmjet instrumenteve të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për përgjigje emergjente gjatë katastrofave janë siguruar mjete plotësuese në shumë prej 310.228 CHF me të cilat janë siguruar ndihma humanitare plotësuese npër gjithsej 2.300 familje apo 4.600 pako mujore familjare me ushqim, 3000 pako ditore me ushqim, 1.000 pako ditore me prodhime për higjienë, 2.300 pako mujore me prodhime për higjienë dhe 300 pako mujore me prodhime për foshnje, 2.000 batanie, 400 shtretër, 530 palë çizme gome dhe 60 komplete për dezinfektim.

Gjithashtu për Kryqin e kuq të RM-së është siguruar edhe përkrahje plotësuese për popullatën e goditur me Vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (gazeta zyrtare e RM-së “NR 176/2016) që

< kthehu mbrapa