18 Janar, 2019

Filloi cikli KKA-PVH për vitin 2019

Më 15 dhe 17 janar u mbajtën punëtori për personat që janë zgjedhur si diseminues nga OKKK-të e tyre në ciklin KKA-PVH për vitin 2019. Trajnimi njëditor kishte për qëllim të njoftojë diseminuesit me programin, të jenë të trajnuar për të zhvilluar punëtori të diseminimit dhe dokumentimit, si dhe të jenë të informuar për kornizën kohore, për mënyrën e promovimit të projekteve të vogla dhe motivimin e të rinjve të cilët sivjet do të jenë pjesë e programit. Janë trajnuar gjithsej 36 diseminues të 28 Organizatave komunale, dhe në mënyrë shtesë një diseminues i Shkollave Fillore “NOVA”.

Edhe sivjet programi do të trajnojë të rinj të moshës nga 13 deri më 17 vjeç edhe atë nga 30 të rinj në Organizatat komunale të cilët sivjet u paraqitën për të marrë pjesë në këtë program ose gjithsej 1.100 të rinj.  Deri më 28 shkurt, duhet t’i realizojnë të gjitha 100 trajnimet e planifikuara dhe pastaj të rinjtë do të kenë kohë deri më 06 maj për të punuar projektet e tyre të cilat sivjet duhet të jenë në drejtim të aksionit në komunitet – që nënkupton projekte humanitare dhe veprim ndërkulturor – që do të thotë projekte që synojnë promovimin e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës.

 

< kthehu mbrapa