Fushata e Kryqit të kuq të RM-së – “Mendoni edhe për ne”
Një e teta e popullsisë botërore jeton në një uri dhe varfëri ekstreme. Njerëzit më shumë vuajnë nga uria se sa nga SIDA, malaria dhe tuberkulozi së bashku. Mosushqyerja kronike nuk ekziston vetëm për shkak të mungesës së ushqimit. E kundërta e bindjes së popullarizuar, shkaqet e urisë kronike nuk janë të kufizuara vetëm në luftëra dhe katastrofa natyrore. Në thelb, uria është shpesh një simptomë e qetë, e padukshme e varfërisë, dhe përkeqësohet si rezultat i shumë arsyeve socio-ekonomike. Shfaqet kur njerëzit nuk kanë mundësi për të fituar mjaftueshëm, për t’u arsimuar dhe edukuar, për të përmbushur nevojat themelore shëndetësore dhe për të qenë të përfshirë në vendimet që prekin gjithë komunitetin.
Dita botërore e luftës kundër urisë shënohet për të ngritur ndërgjegjen e njerëzve për problemin e urisë, si dhe për të arriturat e miliona njerëzve të cilët tanimë e kanë kapërcyer problemin e urisë dhe i përmbushin nevojat themelore. Dita botërore ka për qëllim të frymëzojë njerëzit në vendet e zhvilluara dhe në ato në zhvillim për të treguar solidaritetin e tyre dhe për të dhënë mbështetje në mënyrë që të bëjnë të mundshme që edhe shumë njerëz të tjerë të kapërcejnë problemin e urisë dhe varfërisë dhe të bëhen të pavarur.
Në Maqedoni në vitin 2015, sipas Entit Shtetëror të Statistikës shkalla e personave të varfër ishte 21,5 për qind. Në këtë vit, 445.000 qytetarë kanë jetuar nën pragun e varfërisë. Shkalla më e lartë e varfërisë ishte tek më të rinjtë, gjegjësisht fëmijët e moshës nën 17 vjeç, dhe ajo ishte 28,6 për qind, dhe më e ulëta ishte tek më të moshuarit, ose personat e moshës mbi 65 vjeç, tek të cilët ishte 14,5 për qind. 39,7 për qind të të papunëve, 8,9 për qind të të punësuarve dhe 7,3 për qind të pensionistëve jetojnë në varfëri.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë përfshihet në shënimin e 17 tetorit – Ditës botërore të luftës kundër varfërisë dhe urisë, duke organizuar një fushatë me moton “Mendoni edhe për ne”, e cila do të zbatohet përmes organizatave komunale të Kryqit të kuq dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.
Në kuadër të fushatës organizohen aksione humanitare për sigurimin e donacioneve në mjete financiare dhe ushqim në bashkëpunim me institucionet arsimore-edukuese, odat ekonomike në Maqedoni, kompanitë dhe qytetarët në periudhën nga 17 deri 23 tetor të vitit 2017. Mjetet e dhuruara në aksionet humanitare do të dedikohen për sigurimin e ushqimit për të ndihmuar popullsinë e rrezikuar.
Donacionet mund të paguhen në llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të kuq të RM-së 300000001327966 Numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka Komerciale Shkup, si dhe 100 denarë përmes numrave të telefonave celularë: 070/075/077 143 400.