Informimi dhe komunikimi, segment i rëndësishëm i promovimit të aktiviteteve për rivendosjen e lidhjeve familjare
Me qëllim të përmirësimit të përgjigjes ndaj sfidave të rrjetit për Rivendosjen e lidhjeve familjare dhe integrimit efikas me anë të aktiviteteve për informim dhe komunikim, lidhur me krizën migruese e cila në periudhën e kaluar kaploi Rajonin, Zyra Rajonale e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq në Beograd, më 15 dhe 16 nëntor, organizoi një takim të koordinuesve dhe punonjësve në terren për Rivendosjen e lidhjeve familjare dhe personat përgjegjës për informim dhe komunikim në shoqatat nacionale të Kryqit të kuq të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Rumanisë dhe Hungarisë.
Me temat që u zhvilluan në këtë takim u bë një bashkim i asaj që është punuar deri tani në planin e Rivendosjes së lidhjeve familjare dhe planet për veprim të mëtejshëm, dhe veçanërisht vëmendje iu kushtua strukturës së reparteve të informimit dhe komunikimit në shoqatat nacionale që ishin të pranishme në këtë takim dhe mënyrës së bashkëpunimi të këtyre dy reparteve gjatë krizës së migruesve. Nga takimi doli një konkluzion i përbashkët se ky bashkëpunim ka kontribuuar edhe atë si për promovimin e aktiviteteve për rivendosjen e lidhjeve familjare në të gjitha shoqatat nacionale të cilat trajtojnë problemet e migruesve dhe ka theksuar këtë aktivitet si parësor në punën e Lëvizjes së Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.