12 Maj, 2017

Janë dhënë pllaka për merita të veçanta në menaxhimin e krizave humanitare dhe për kontributin evropian në realizimin e vlerave humane në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, kryetarja e Lëvizjes evropiane në Republikën e Maqedonisë, Prof. Dr. Mileva Gjurovska, më 11.05.2017 ka dhënë një pllakë për Sekretarin e përgjithshëm të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti, për meritat e veçanta në menaxhimin e krizave humanitare dhe realizimin e vlerave humane në vitin 2016. Gjithashtu një pllakë për kontributin evropian në realizimin e vlerave humane në vitin 2016 është dhënë për Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë si organizatë humanitare e cila në mënyrë të suksesshme dhe në kohën e duhur ka reaguar në të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet që kanë shënuar vitin 2016, siç janë kriza e migruesve dhe përmbytjet që prekën vendin tonë.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti u falënderua për respektin dhe nderin e treguar nga ana e Lëvizjes evropiane në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se vlerat e kujdesit për njeriun, mirëqenia dhe respektimi i ndryshimeve janë vlera të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe të Organizatës së Kryqit të kuq. Gjithashtu, ai shtoi se Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është organizatë e hapur që lë hapësirë për të përfshirë në aktivitete të shumëllojshme të gjithë njerëzit që duan dhe kanë dëshirë për të ndihmuar dhe për të qenë humanë.

 

< kthehu mbrapa