Java e kujdesit për personat e moshuar
Bota moderne është në një proces të tranzicionit demografik, jo vetëm në drejtim të ngadalësimit të rritjes së popullsisë, por edhe struktura e saj po ndryshon për shkak të zvogëlimit të pjesëmarrjes së të rinjve dhe rritjes së pleqërisë. Ashtu si në vendet e tjera dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, numri i popullsisë së vjetër po rritet, dhe kjo tendencë pritet të rritet edhe më shumë në të ardhmen.
Përveç ndihmës së ofruar nga institucionet kompetente, kujdesi dhe ndihma për të moshuarit është një nga aktivitetet themelore të programit të Kryqit të Kuq të RMV. Theks i veçantë vihet në zhvillimin e shërbimeve për ofrimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore për të ndihmuar dhe kujdesur për të moshuarit në kushte shtëpiake.
Në mënyrë që të theksohet rëndësia e nevojës për integrim të shtuar të të moshuarve, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 16 deri më 22 nëntor 2020 me aktivitete të përshtatshme do të shënojë Javën e kujdesit për personat e moshuar, nën moton “Të gjithë jemi fëmijët e tyre”.