Ka filluar trajnimi tre-ditor për vendosjen e fazës pilot të shërbimit Butoni Emergjent në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit “Zhvillimi i shërbimeve afaristet për kujdes të integruar dhe përkrahje në KKRMV” – një projekt i mbështetur nga një partneritet biznesi i KKRMV dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim, Kryqi i Kuq Austriak dhe Kryqi i Kuq Zviceran, filloi trajnimin për vendosjen e fazës pilot të shërbimit Butoni Emergjent në territorin e Qytetit të Shkupit.
Butoni Emergjent paraqet shërbim dedikuar për personat e moshuar, që do t’iu mundësojë shfrytëzuesve të kenë jetë të sigurt në shtëpitë e tyre 24/7.
Në fazën e parë të këtij projekti pilot gjashtë-mujor, është planifikuar të përfshihen 60 përdorues, dhe pastaj edhe 50 shtesë. Butoni do të synojë të sigurojë një mënyrë të thjeshtë dhe efektive për të marrë ndihmë nga përdoruesit e popullatës së moshuar nëse dhe kur është e nevojshme në rast emergjent në shtëpi.
Trajnimi fillimisht është menduar për Shpëtimtarët gjatë rasteve emergjente, punonjësit e shërbimit Butonit Emergjent, si dhe punonjësit e Zyrës Qendrore të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe do të zhvillohet në periudhën 24-26 Mars 2021 në ambientet e KKRMV.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri dhe aftësi teorike dhe praktike brenda punës së shërbimit dhe kuptimit, rolit dhe përgjegjësive të tij. Për më tepër, pjesëmarrësit do të njihen me aspektet ligjore, duke siguruar ndihmën e parë për përdoruesit e popullatës së moshuar, skenarët praktikë me të cilët mund të përballen, kujdesin dhe trajtimin e përdoruesve, si dhe përdorimin e pajisjeve personale, mbrojtjen dhe higjienën personale.