26 Korrik, 2022

Kampi veror i të rinjve “100% Kryqi i Kuq”

Në periudhën prej 19 deri më 25 Кorrik 2022, në Strugë u organizua një tjetër edicion i kampit veror të të rinjve “100% Kryqi i Kuq” nga ana e të rinjtëve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në të morën pjesë përfaqësues nga 32 klube të të rinjve nga territori i RMV-së.

Qëllimi i kampit ishte forcimi i kapaciteteve të strukturave drejtuese të sapozgjedhura në Klubet e të Rinjëve. Nëpërmjet një sërë trajnimesh, të rinjtë fituan njohuri dhe aftësi për organizimin e të rinjëve në klubet e tyre, mbajtjen e takimeve, krijimin e aktiviteteve, transmetimin efektiv të informacionit, njohjen më të mirë të strukturës dhe aktiviteteve të shoqаtës kombëtare, paraqitjen e iniciativave në nivel lokal dhe ndërkombëtar, krijimin e planeve dhe raporteve vjetore, njohja me dokumentet përkatëse që rregullojnë punën e të rinjve brenda Lëvizjes, Shoqatës kombëtare dhe shtetit.

Kampi rinor përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të gjithë të rinjtë për të fituar aftësi, për të fituar motivim të jashtëzakonshëm për punë dhe natyrisht në të gjithë procesin për të fituar miqësi dhe kujtime që ia vlen të kujtohen.

 

< kthehu mbrapa