16 Maj, 2023

Përfitimet e dhuruesve të gjakut në RMV

Në periudhën 12-14 maj 2023 në Qendrën për Kuadro dhe Rekreacion “Solferino” në Strugë u mbajt seminari për dhurimin e gjakut me temën “Përfitimet e dhuruesve të gjakut në RMV”

Përfaqësues nga Kryqi i Kuq i RMV-së, organizatat komunale të Kryqit të Kuq, Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të RMV-së, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Shtabi i Përgjithshëm i ARMV-së, Instituti i Mjekësisë Transfuzive, Sindikata e degës për trafik në STM në seminar morën pjesë anëtarë të Klubit të Dhuruesve të Gjakut të Kryqit të Kuq (Rafineria OKTA, Komercijalna Banka, NPK – Shkup, Makpetrol dhe ARMV) dhe mysafirë nga Kryqi i Kuq i Serbisë.

Në seminar u ndanë mendime, përshtypje dhe sugjerime për aplikimin dhe ndërgjegjësimin për përfitimet e dhuruesve të gjakut në përgjithësi. Pjesëmarrësit e seminarit u shprehën të kënaqur me mundësinë e përmirësimit në pjesën e informimit të dhuruesve të gjakut, veçanërisht në pjesën e shfrytëzimit të përfitimeve dhe angazhimeve për aplikimin e tyre dhe realizimin e një fushate të marketingut social.

< kthehu mbrapa