Konferenca Ndërkombëtare e Binjakëzimit
Në periudhën nga 25 deri 28 shtator, një përfaqësues i Shërbimit profesional të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe një anëtar i Këshillit udhëheqës i Kryqit të kuq të R. së Maqedonisë, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Binjakëzimit që u mbajt në Minsk, Bjellorusi. Pjesëmarrës ishin mbi 80 përfaqësues të shoqatave nacionale të Kryqit të kuq dhe organizatat që bënë implementimin e projekteve të binjakëzimit, përfaqësues të Kryqit të kuq të Norvegjisë, një përfaqësues i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Në pjesën punuese të konferencës u prezantuan shumë projekte të binjakëzimit, u punua në politikat zhvillimore për të ardhmen, u ndanë leksionet e mësuara, dhe u realizuan takime bilaterale si dhe u punua në grupe me qëllim të përparimit dhe promovimit të aktivitetit të deritashëm.
Në konferencë u prezantuan aktivitetet e deritashme në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të cilin Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit e realizoi me Kryqin e kuq Telemark – Norvegji. Kjo konferencë ishte një mundësi e shkëlqyer për të këmbyer informacione dhe përvoja me shumë vende dhe shoqata nacionale, në drejtim të përparimit të punës sonë si dhe për të bashkëpunuar në këtë fushë me bashkëpunëtorët dhe miqtë tanë të Kryqit të kuq Telemark.