KONKURS
Në bazë të verifikimit të programit special për Kujdestar/e për ndihmë dhe përkujdesje ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit shpall:
KONKURS
për trajnim për Kujdestar/e për ndihmë dhe përkujdesje ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara
Ftohen të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin trajnimin dhe të pajisen me certifikatë të verifikuar të aplikojnë në periudhën 01.03.2022 deri më 15.03.2022.
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- Të jenë shtetas të R. së Maqedonisë së Veriut;
- Të jenë mbi moshën 18 vjeçare;
- Të kenë aftësi të përgjithshme psiko – fizike për punë;
- Së paku të kenë të kryer shkollën fillore;
- Të kenë motivim për të punuar me persona të moshuar e të pafuqishëm dhe me persona me aftësi të kufizuara;
- Të jenë të motivuar që pas trajnimit të kyçen në shërbimin për përkujdesje në kushte shtëpiake pranë Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit – Qendra për përkujdesje
Përkujtim: Trajnimi për Kujdestar/e për ndihmë dhe përkujdesje ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara është i certifikuar. I njejti realizohet në kuadër të projektit “Përkrahje për zhvillim gjithëpërfshirës të shërbimeve për përkujdesje afatgjate në komunitete nëpërmjet përfshirjes së qasjeve participative të vepruesve të ndryshëm” (InCARE), bashkëfinancuar nga Bashkimi evropian.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në e-mail: skopje.negacentar@redcross.org.mk ; tel. 070 352 246 .
Çdo kandidat i interesuar do të ftohet për intervistë individuale.