19 Prill, 2017

“Kontributi juaj – ndihmë rëndësishme”

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë me moton “Kontributi juaj – ndihmë e rëndësishme” nga 17 deri më 23 prill të vitit 2017 me aktivitete përkatëse është duke e shënuar “Javën tradicionale të solidaritetit”. Në kuadër të Javës, Kryqi i kuq organizon Aksion grumbullimi për të zgjuar ndjenjën e humanizmit, reciprocitetit dhe solidaritetit tek qytetarët, sidomos tek brezi i ri për ndihmën dhe mbështetjen e ndërsjellë, si dhe për të siguruar ndihmën e duhur për kategoritë më të rrezikuara të popullsisë. Në këtë aksion mund të dhurohet ushqim, veshmbathje, mjete higjienike, dhe këto mund të dorëzohen në organizatat komunale të Kryqit të kuq.

Qytetarët dhe kompanitë mund të dhurojnë edhe mjete në të holla:

  • Duke bërë thirrje në numrat e telefonave celularë – dhuratë prej 100,00 denarësh: 070/075/077 143 400 
  • Duke paguar donacionet në llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë 300000001327966 SHA Banka Komerciale, BT 4030984271620.

Gjatë kësaj jave organizohet edhe aksioni “Nga shtëpia në shtëpi”, në të cilin vullnetarët e organizatave komunale të Kryqit të kuq do të vizitojnë qytetarët nëpër shtëpitë e tyre dhe ata mund të dhurojnë mjete sipas dëshirës dhe mundësisë së tyre.

Mjetet në të holla të grumbulluara nga aksioni do të jenë të dedikuara për sigurimin e ndihmës në ushqim për familjet e ekspozuara ndaj rreziqeve sociale.

< kthehu mbrapa