Krijimi i mundësive të reja të punësimit për gratë
Në kuadër të projektit “Krijimi i mundësive të reja të punësimit për gratë”, në muajt mars dhe prill filloi procesi i përzgjedhjes së kandidateve për kujdestare të personave të moshuar dhe të pafuqishëm.
Në këtë periudhë ekipi i Projektit realizoi tre sesione për prezantimin e Projektit para 103 grave afatgjatë të papuna në lokalet e Agjencisë për Punësim – Shkup. Ekipi prezantoi qëllimet dhe aktivitetet kryesore të përfshira në Projektin. Theksi u vu në përfitimet nga trajnimi për kujdestare, në rritjen e aftësisë konkurruese në tregun e punës, forcimin e kompetencave personale dhe të mundësive të punësimit.
Mbi pesëdhjetë kandidate u përfshinë në procesin e përzgjedhjes që përfshinte një intervistë të shkurtër, një pyetësor sociologjik dhe psikologjik. Dëshira për një forcim profesional dhe interesimi për këtë profesion i kanë motivuar kandidatet tona për t’u paraqitur në këtë thirrje.
Në periudhën e njëjtë, një ekip prej tre ekspertësh krijuan Programin e trajnimit për kujdestare të personave të moshuar dhe të pafuqishëm me qëllim që të bëjnë verifikimin e mëtejmë të tij. Duke ndjekur programin e verifikuar kandidatet që do të përfundojnë me sukses trajnimin do të marrin një certifikatë që është e njohur në Republikën e Maqedonisë.
Trajnimi do të përbëhet nga pjesa teorike dhe pjesa e përvojës praktike në kushte shtëpiake (shërbime pilot), do të realizohet në një periudhë prej gjashtë muajsh (qershor-nëntor) dhe do të udhëhiqet nga një ekip profesional i përbërë nga një mjek, një infermiere dhe një punonjës social.
Implementimi i Projektit “Krijimi i mundësive të reja të punësimit për gratë” është bërë nga ana e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në partneritet me Shoqatën “Humanost”, Shkup dhe Kryqin e kuq të Austrisë, ndërkaq është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Operativ të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore 2007-2013 (Komponenti 4 i IPA-s).