Kryqi i kuq dërgoi ndihmë humanitare për popullatën e Ukrainës
Kryqi i Kuq i RMV-së sot dërgoi një kamion me ndihma dedikuar për popullatën e rajoneve të goditura nga lufta në Ukrainë. Ndihma përbëhet prej 1200 pakove me ushqim dhe 400 pako me prodhime për higjienë.
Kjo është dërgesa e dytë me ndihma humanitare për qytetarët e Ukrainës dhe para disa ditësh është dërguar një sasi më e vogël ndihme në një dërgesë kolektive, kurse kjo është një dërgesë e plotë. Më parë janë dërguar 400 pako me prodhime higjienike, kështu që ndihma totale që po i dërgojmë Ukrainës deri më tani është 1200 pako me prodhime ushqimore dhe 800 pako me prodhime higjienike në vlerë prej 3.290.000 denarë të siguruara nga qytetarët, kompanitë si dhe nga rezervat e Kryqit të Kuq të RMV-së, deklaroi Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së d-r Sait Saiti.
Kryqi i Kuq gjithashtu kujdeset edhe për qytetarët e Ukrainës të cilët qëndrojnë në vendin tonë. Deri më tani janë evidentuar 307 persona për të cilët kryesisht Kryqi i Kuq kujdeset për nevojat e tyre elementare – rroba, ushqim, mjete për higjienë, shërbime shëndetësore dhe mësimi i gjuhës.
Me potencialin e vet Kryqi i Kuq mund të japë përkrahje për personat nga Ukraina të cilt qëndrojnë në vendin tonë deri në fund të verës. Gjithashtu organizoi edhe kurse për gjuhë maqedone për qytetarët e interesuar nga Ukraina të cilët qëndrojnë këtu. Deri më tani janë paraqitur 37 prej të cilëve 20 fëmijë dhe 17 të rritur. Gjatë periudhës së verës planifikohet një pushim edhe për fëmijët nga Ukraina në një pushimore në Strugë.